Për herë të parë në vendin tonë po zhvillohet një panair kushtuar librit akademik, i cili organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës.
Ky aktivitet vjen si përpjekje e dy akademive për të promovuar studiuesit shkencor. Në këtë panair marrin pjesë 33 ente botuese si dhe do të prezantohen mbi 2000 tituj për lexuesit.
SKENDER GJINUSHI
KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE, SHQIPERI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Interesi apo kontakti me librin ka rënë për shkak të konkurrencës dixhitale p[or ne mendojëm që për studiuesit apo dhe brezat e rinj në bibliotekat e tyre duhet të jenë studimet kryesore albanologjike të paraardhësve të tyre.”
Studimet akademike dhe shkencore, janë pak të njohura, krahasuar me letërsinë artistike, ndaj dhe synimi i këtij panairi është të afrojë publikun me këto libra si dhe krijimin e një rrjeti që do të lehtësojë marrjen e informacionit.
MEHMET KRAJA
KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE, KOSOVE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Libri shkencor është pak i heshtur, dhe mënjanë. Duke qenë i tillë libri shkencor ka nevojë të popullarizohet dhe të komunikojë intensivisht me një lexues të kualifikuar, i cili është i një profili të veçantë.”
Panairi i librit akademik dhe shkencor do te synoje që në një të ardhme të jenë të pranishme edhe botimet nga qendrat albanologjike në botë. Për 3 ditë nga data 22 deri më 24, panairi do të ketë si kryefjalë botimet shkencore dhe artistike në ambientet e Akademia e Shkencave të Shqipërisë.