Panairi i librit rikthehet në “Bookland”, librarinë më të dashur në kryeqytet. Që prej hapjes së saj në vitin 2020 e deri më tani ka sjellë për lexuesit tituj kryesor edhe ekskluziv librash në shqip dhe anglisht për të gjithë familjen.
“Bookland” është libraria me numrin më të lartë të librave në anglisht si për fëmijë ashtu edhe për të rritur.
Në çdo panair që “Bookland” organizon ka gjithmonë risi dhe oferta që rrallë herë mund të gjenden.
ENKELEJDA KOLECI
MENAXHERE E “BOOKLAND”
Advertisement
“Rikthehemi sërisht me panairin e librit në Bookland, i kthyer tashmë në një traditë. ky është viti i tretë që ne e rikthejmë dhe ftojmë të gjithë adhuruesit e librit të cilët tashëm janë pjesë e librarisë, të vijnë dhe të zbulojnë ofertat më të mira, të cilat variojnë nga 20 deri në 50%. këtë vit jemi përpjekur të përzjedhim titujt më të mirë dhe më të rinj të shtëpive botuese.”
Por nuk do të mungojnë as botimet e reja nga të gjitha shtëpitë botuese shqiptare.
ENKELEJDA KOLECI
MENAXHERE E “BOOKLAND”
Advertisement
“Gjithashtu gjatë ditëve të panairit presim edhe botimin më të rin nga autorja Colleen Hoover. të gjithë adhuruesit e librit të vijnë që të përfitojnë nga ofertat e panairit”
Përfaqësues të “Bookland” vlerësojnë faktin që nga muaji në muaj interesi për librin si në shqip, por edhe në gjuhë të huaj nga të gjitha grupmoshat është në rritje, por veçanërisht nga të rinjtë të cilët kanë qenë ndër blerësit e parë që kanë vizituar panairin.
Për të gjithë lexuesit që duan të përfitojnë nga oferta në panair deri më 16 prill, “Bookland” është shumë pranë: te galeria “ETC” në katin e dytë dhe online në bookland.al.