Pagat e artistëve do të rriten/ Prezantohet drejtoresha e re e Teatrit të Operas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pagat e artistëve do të rriten/ Prezantohet drejtoresha e re e Teatrit të Operas

Nga sot, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të drejtohet nga Abigeila Voshtina. Ajo pason në këtë detyrë Zana Çelën, e cila edhe pse kandidoi për një mandat të tretë, dështoi të fitonte.

 

Gjatë ceremonisë së prezantimit, Ministrja e Kulturës Elva Margariti lajmëroi rritjen e pagave për artistët e këtij institucioni.

 

Advertisement

ELVA MARGARITI 

MINISTRE E KULTURES

“Kemi lënë mënjanë një buxhet të qenësishëm për rritjen e pagave të Teatrit të Operës dhe Baletit. Dhe është futur në politikat për rritjen e pagave për herë të parë. Ne do ta bëjmë me efekt aktiv që nga data 1 korrik dhe akti pritet të kalojë mbledhjen e ardhshme të qeverisë.”

 

Advertisement

Drejtuesja e re e teatrit të operës dhe baletit e quajti një sfidë menaxhimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend.

 

ABIGEILA VOSHTINA 

DREJTORE E TKOB

Advertisement

“Jam shumë e sigurt që së bashku do kapim disa pika artistike që do të jemi vërtet shumë të lumtur për atë që ne vetë do krijojmë, do na japi më shumë besim, dhe kjo do jetë e vetmja pasaportë që do ta kthej teatrin në një metropol.  Do të kemi një kalendar 2 vjeçar për herë të parë, i cili do të shkruhet dhe do të bëhet. Buxhetet tona nuk janë shumë të mëdhaja, kështu që kur nuk ke faktorin ekonomik shumë të lartë do të luftosh gjithmonë me kohën.”

 

Voshtina është violiniste dhe më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës artistike në këtë institucion në kohën kur e drejtonte Ilir Kerni.

 

Advertisement

Ndërkohë, ajo që ra në sy sot ishte mungesa e Zana Çelës në dorëzimin e detyrës tek drejtoresha e re.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy