Opera “aida” rikthehet ne TKOB, shfaqja ngjit në skenë artistë shqiptarë dhe të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opera “aida” rikthehet ne TKOB, shfaqja ngjit në skenë artistë shqiptarë dhe të huaj

Kryevepra botërore operistike “Aida” rikthehet pas 15 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, me një skenografi madhështor, ku Egjipti i lashtë zbret në skenën shqiptare.

 

Trekëndëshi i një dashurie të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit dhe të bijës së Faraonit vjen i interpretuar nga një kast aktorësh shqiptarë e të huaj.

 

Advertisement

AMADI LAGHA

TENOR

“Vokali verdian është ndryshe nga pjesa tjetër e repertorit. Për mua Verdi është i veçantë. Është një rol i vështirë, i cili varet shumë nga mënyra e të kënduarit. Është natyrisht hera e parë që jam në skenën shqiptare ndaj ndjej dyfish përgjegjësi për rolin që kam marrë përsipër.”

 

Advertisement

Për herë të parë nën petkun e një roli kaq të madh si Aida vjen dhe sopranoja Eva Golemi.

Kjo rivënie vjen me regji të Stefano Trespidi, i cili sjell eksperiencën e tij regjisoriale tek artistët dhe publiku shqiptar.

 

“Bukuria e operës është kjo, që ne e krijojmë bashkë me publikun. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ne përthithim energjinë dhe emocionin që na vjen nga publiku. Pavarësisht se kjo shfaqje është rivënje në asnjë natë nuk do të gjeni diçka të ngjashme. Çdo natë do të jetë ndryshe.”

Advertisement

Opera e Giuseppe Verdi-t, “Aida”, do të ngrejë siparin nga data 23-27 qershor, në orën 20.00 në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy