Tre artistë nga kryeqyteti kanë sjellë për artdashësit korçarë në teatrin Andon Zako Çajupi motivet më të njohura ballkanase të kthyera mjeshtërisht në muzikë Jazz.
Roni Gjura, një prej instrumentistëve të kësaj trioje thotë se ka disa grupe të këtij zhanri çka ka bërë që të rritet edhe interesit për muzikën Jazz dhe Bluez.
RONI GJURA
INSTRUMENTIST
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ka filluar të afrohet më shumë dhe një arsye shuam e fortë është se janë shtuar koncertet që përmbajnë këtë lloj muzike. Pjesa e muzikës Jazz me varte është pak më specifike por ka filluar të shtohet interesi.”
Ndërsa për bateristin Emiljan Dhimo dhe pianistin Gent Shahini Jazz-i ka një publik të veçantë qe e njeh mirë këtë muzikë.
GENT SHAHINI
PIANIST
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Jazz-i është pak a shumë e njëjta gjë por ata që vijë janë vërtet për atë muzikë dhe kjo është gjëja më e bukur me e veçantë, sepse kush vjen për ta dëgjuar është më i kultivuar si person mund të them.”
EMILJAN DHIMA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";BATERIST
“Kohët e fundit po shoh që ka goxha interes dhe më vjen mirë që po përhapet kjo kulturë.”
Gjatë muajit dhjetor bashkia Korçë ka organizuar një sërë koncertesh dhe shfaqesh në kuadër të festave të fundvitit. Brenda këtij kalendari ishte edhe koncerti “Trio Balkan Jazz”.