Komedia “Një dasmë e hatashme” e sjellë në skenë nga regjisori Kiço Londo u duartrokit për dy ditë me radhë nga publiku gjirokastrit. Trupa e aktorëve dhuroi një shfaqje të bukur dhe me plot të qeshura, pas suksesit në disa qytete.
KIÇO LONDO-REGJISOR
AdvertisementShkoi shumë mirë, mendoj që pas kësaj komedie do të vijmë me një monodranë
ERMIRA HYSAJ
AdvertisementNdjehem shumë mirë, është hera e dytë që vij në Gjirokastër, kam interpretuar në shfaqjen e Jul Çezarit herën e kaluar
JULIAN DEDA
AdvertisementÇdo gjë ishte brenda pritshmërive sepse Gjirokastra e ka treguar që e do artin!
“Një dasmë e hatashme” përveçse një komedi e bukur, e shpejtë, me karaktere të fuqishme, me dialog brilant, përshkohet nga dashuria romantike.
Prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, shfaqja teatrore këtë fundjavë do të zhvendoset në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.