
Festivali mbarëkombëtar i Komedisë në Korçë “KOKO Fest” nisi edicionin e nëntë.
Artistë të njohur si Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani mbajtën mbërthyer publikun teksa performuan në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi.
Advertisement
Gjithashtu, në skenë u ngjit edhe trupa e Durrësit, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të interpretojnë edhe trupa të tjera të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Të prezantoj babain” nga dramaturgu anglez Alan Ayckbourn me regji të Adelina Muça u prit shume ngrohte nga publiku korçar.
Advertisement
Festivali mbarëkombëtar “KOKO Fest” do të mirëpresë publikun korçar, por jo vetëm për tetë net me radhë, duke ofruar veprat më të bukura të komedisë.