Nga sot ka nisur puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.
Drejtoresha e Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Anjeza Çapllani në një lidhje live me studion e lajmeve në Vizion Plus u shpreh se çdo gjë është gati për të nisur punën për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri, sipas të gjitha ligjeve në fuqi.
“Kantieri është gati. Kontrata me zbatuesen e punimeve është lidhur. Fituesi tashmë është në APP. Është gati nisja e ndërtimit të Teatrit të ri sipas legjislacionit dhe ligjeve në fuqi”, tha ajo.
Drejtoresha e Punëve Publike në Bashki shtoi më tej se godina nga ana arkitekturore do të ketë formën e një zarfi të shtypur, ndërsa tha se në totat do ketë 1500 ulëse në teatër, përfshirë edhe pjesën që do ndërtohet në tarracën e kësaj godine.
“Teatri i ri nga pikëpamja arkitektonike do ketë pamjen e një zarfi të shtypur që krijon ndarjen midis zonave. Do kemi 4 hapësira kryesore të përpunimit, një sallë qëndrore me një kapacitet prej 629 vende ulëse, një sallë tjetër me 135 dhe tjetra me 250.
Do kemi një teatër të ri që do jetë në tarracën e teatrt të ri me një kapacitet prej 500 vendesh. Në total do kemi rreth 1500 vende duke përfshirë edhe tarracën në godinë. Projekti është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtare, duke marrë parasysh nevojat e artistëve për ndërrimin, garderopën, sistemet impiantit do jenë në katin nën tokë.
AdvertisementNë total është 1100 metra mbi tokë dhe nën tokë është mbi 7000 metra që do ketë edhe parkim”, tha ajo.