“Gjon Mili Jazz dhe Blues Festival” ka trokitur për herë të parë mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e fotografit të njohur korçar.
Ky organizim synon promovimin e figurës së Gjon Milit si e vetmja urë lidhëse që Shqipëria ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë kështu pjesë të trashëgimisë kulturore dhe artistike të vendit tonë.
efekt
Për moderatorin Stenaldo Mëhilli, kjo rrymë muzikore po përhapet nga viti në vit edhe në vendin tonë, çka e tregojnë edhe kërkesat e shumë instrumentistëve për të krijuar grupet e tyre.
Ndërsa Aspasiana Kongo, koordinatore e festivalit shprehet se ky festival do kthehet në një traditë duke u shtrirë në një territor më të gjerë gjeografik.
Shtëpia e Gjon Milit do të presë për dy net me rradhë tetë grupe nga Shqipëria dhe shtete të tjera si Austria, Finlanda etj.