Korça ka mirëpritur festivalin ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër. Në këtë aktivitet marrin pjesë 35 filma nga 28 vende të ndryshme të botës.
DREJTORI I FESTIVALIT
GLEDIS BICA
Advertisement“Filmi me metrazh të shkurtër njihet pak në Shqipëri ndërkohë që në vende të tjera europiane pjesë e këtij filmi janë autorë shumë të njohur europiane, madje dhe të filmave me metrazh të gjatë.”
Lulëzim Hoti skenarist nga Mitrovica tha se festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër është eventi më i rëndësishëm për Korçën, pasi një pjesëmarrje kaq e madhe e krijuesve është vlerësimi më i madh që i bëhet këtij qyteti.
Lulëzim Hoti
Skenarist
“Është një pozicion gjeografik, shumë i mirë, që shërben si urë lidhëse për kulturën, e shoh si një potencial të madh këtë gjë”.
Advertisement
Në natën e parë të këtij janë shfaqur për artdashësit korçarë 10 filmat më të ndjekur vitet e fundit në Gjermani, ndërkohë që për 4 netë të tjera do të shfaqen filmat e tjerë konkurrues në festival.