Nga Tea Sadiku
“Ngjyra e Zymbylit të Kaltër” një roman nga pena e fuqishme e autorit Christos Hatzipapas rrëfen Qipron e vitit 1974 dhe tregon se deri ku mund të arrijë letërsia me forcën e saj e sidomos nëpërmjet narrativës së saktë, që deri diku merr dhe peshën e letërsisë historike.
Një fotografim i luftës, ngjarjeve reale, personazheve të asaj kohe vjen në këtë vepër të përkthyer në shqip nga Kristo Pulla dhe shtëpia botuese Toena.
“Është një krizë njerëzore të cilën mund ta prekësh nga afër dhe ta bësh të jetë më e prekshme për ty si individ për arsye se flet për emra konkret. personazhet shumë herë kthehen apo përfytyrohen nga lexuesi si njerëz dhe dhimbja e madhe që ata përjetojnë në terrin e luftës të bën shumë më koshient sesa e vështirë është për të përballuar pasojat e një lufte të tillë absurde.”, tha botuesja Irena Toçi.
Duke përdorur një metaforë që në titull, vepra përcjell projeksione, për të cilat edhe vendi ynë nuk është larg prej zhvillimeve në Ballkan.
“Meqë konfliktet i kemi rrotull në Mesdhe na u duk si nj arsye e mirë për ta sjell këtë roman në shqip dhe për të parë sesi dashuria në kohë lufte mund edhe problematikat më të mëdha dhe humbjet më të mëdha.”, shtoi Toçi.
Libri u promovua sot në prani të studiuesve, përkthyesve, shkrimtarëve, si dhe të rinjve nga gjimnaze të kryeqytetit./vizionplus.tv