Kur bëhet fjalë për njerëz të mëdhenj, të cilët përveçse artistë në profesion, janë dhe artistë në shpirt, fjalët janë të pakta, si në rastin e aktorit Mirush Kabashi. Por, të shprehura nga njerëz që i ngjasojnë intelektit të tij, ose që kanë ndarë skenën dhe kanë përqafuar role së bashku, janë fjalë me vlera dhe mëse të merituara.
Autori dhe moderatori i Al Pazar në Vizion Plus Agron Llakaj në një postim kujton kohën që ka kaluar me Mirush Kabashin, e cilëson këtë të fundit si njëriun e plot vitaliteteve, aktor i karaktereve dhe artist me titull populli.
“Nuk e mendoja më të trishtë këtë mëngjes, ndodhem larg dhe dhimbjen e ndjej dyfish për largimin tënd o Mirush i dashur. Prej asaj dite të Prillit 1993 kur erdhët në Memaliaj, Filipi, Koço dhe Ti…,e pastaj rrugëtimi im artistik drejt Tiranës “E shtuna gazmore e një qyteti” ku e moderoje Ti…,e pastaj Ti më erdhe në Al Pazar dhe gdhende me recitimin tënd “ Ah moj demokraci?!” artistin qytetar…,e në vite e vite, takoheshim shpesh artistikisht dhe si miq, e takimet tona nga liqeni ku Ti me Lolën dhe unë me Kostandinën e kthenim në një bashkëbisedim sa për hallet aq dhe për artin…,e ku përveç nesh edhe Alkida ime me Enin tënd janë shoqe…,o njeriu me buzëqeshje të lindur Mirush Kabashi. Ti njeriu i pamposhtur plot vitalitet, aktor i karaktereve dhe artist me titull populli që aq shumë të deshi dhe do të të dojë pafundësisht. Ke lënë mbrapa artin tënd dhe kjo është pavdekshmëri. Eh mor Mirush…,Ra ky mëngjes dhe s’u pamë!
Lamtumirë Mirush i mirë! Lamtumirë Mik! Lamtumirë Gjigand! Zoti të pranoft’ në parajsën e Tij si xhevahir arti !????????” ka shkruar plot emocion e dhimbje aktori i mirënjohur Agron Llakaj.
Një reagim të ndjerë ka bërë edhe aktorja Zamira Kita, e cila shkruan se mungesa e Mirush Kabashit do të ndihet kudo, në skenë e ekran.
“Lamtumire Mirush Kabashi
Lamtumire mik i mire dhe aktor i jashtezakonshem!
Do te na mungosh kudo, ne skene dhe ekran!
Do na mungosh ne KoKoFest, ku kalonim momente aq te bukura sebashku dhe ku na mesoje se si ti benim gjerat me mire dhe me bukur! Te prehesh ne paqe mjeshter!”, shkruan Zamira Kita./vizionplus.tv