Në ruajtje të artizanatit/ Zhvillohet makrami, forma e vjetër e punimit të tekstilit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në ruajtje të artizanatit/ Zhvillohet makrami, forma e vjetër e punimit të tekstilit

Punimet artizanale duket se po marrin një vëmendje të veçantë, teksa janë përballë një industrie të madhe materializimi. Makrami është një prej këtyre teknikave që njihet si formë e vjetër e punimit të tekstilit.

 

Këtë traditë e ka sjellë në Shqipëri edhe Marjana Hasa. Artizania, e cila ka pak vite që ka nisur këtë rrugëtim ka përgatitur një larmishmëri punësh që nga abazhurët, bizhutë, e deri tek perdet apo tendat e mëdha, të gjitha këto të punuara me dorë.

 

Advertisement

MARJANA HASA

 

ARTIZANE

 

Advertisement

 “Ne bëjmë punime nga më të ndryshmet duke filluar nga aksesorët e deri te punimet e mëdha si tendat, çadrat. Duam të sjellim te njerëzit diçka unike dhe të veçantë mos të jetë e njëjtë për njerëzit. Siç janë dhe perdet. Perdet me makram në Shqipëri nuk janë shumë të njohura, por ne i sjellim ndryshe, një perde e tillë është shumë e veçantë të cilën e sjellim dhe nëpërmjet kombinimeve.”

 

Procesi i kësaj teknike kërkon kohë dhe mjeshtëri, e cila përkthehet në një kosto të lartë, që shpesh step dhe njerëzit të drejtohen drejt këtyre punimeve.

 

Advertisement

“Janë pak skeptikë sepse teknika pak e njohur jo si shtiza grepi apo tezgjahu, makrami është një teknikë që është futur më vonë dhe ne jemi munduar ta sjellim ndryshe. Janë pak skeptikë dhe për çmimin pasi çdo gjë varet në bazë të punës të materialit kohëzgjatjes e cila fillon nga dy ditë e deri në disa javë dhe kjo normalisht ka një kosto. Të huajt e shohin më ndryshe ndoshta sepse ata e njohin dhe si teknikë punimi.”

 

Dëshira më e madhe e artizanes është të mos braktiset puna e dorës dhe ta trashëgojë këtë pasion të sajin edhe tek brezat e ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy