“Ndizet” skena e “Gjeniut të Madh”; dy eleminime në mbrëmjen e 8 të spektaklit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ndizet” skena e “Gjeniut të Madh”; dy eleminime në mbrëmjen e 8 të spektaklit

Sfida, emocione, surpriza, këngë të bukura, kjo është panorama që ofroi edhe këtë të enjte, mbrëmja e tetë e “Gjeniut të Madh”.

 

Spektakli nisi me balotazhin e mbetur nga java e kaluar, ku Shkëlzeni dhe Ajeti u përballën me njëri-tjetrin edhe një herë. Sfidë e cila largoi përfundimisht nga gara Ajetin.

 

Advertisement

AJETI

“Asgjë nuk ndodh është e bukur dhe sfida. Unë u mësova tani herën e parë në sfidë tani sërish në sfidë. Sic e thash është fat të marrësh pjësë në një skenë të tillë me orkestrantë profesionistë.”

 

SHKELZENI

Advertisement

“Unë e prita me sportivitet, shkoi kështu, cdo gjë ishte e drejtë vendimi ishte i drejtë. Rrugëtimi ka qenë fantastik, shumë i bukur me plot emocione dhe surpriza të bukura. Ishte një ekspëriencë fantastike.”

 

Ndonëse gara po bëhet më e fortë, të 12 konkurrentët e mbetur interpretuan sërish para jurisë, disa prej këngëve më të njohura të repertorit shqiptar dhe të huaj.

 

Advertisement

Pas çdo performanca, konkurrentët u njohën me komentet dhe vlerësimet e jurisë, që nga puntata në puntatë duket se janë edhe me skeptikë me gjykimet e tyre.

 

Por gjatë natës së tetë të gjeniut pati edhe një tjetër eliminim. Pas përzgjedhjes së jurisë mbetën në sfidë sërish Irma dhe Shkëlzeni, ky i fundit ndërpreu rrugëtimin e tij drejt finales.

 

Advertisement

Për më shumë surpriza dhe emocione spektakli “Gjeniu i Madh” ju lë takim të enjten e ardhshme në orën 21.00, vetëm në Vizion Plus.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy