Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori i njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori i njohur

James Darren ndërroi jetë të hënën, më 2 shtator në një spital në Los Angeles, në moshën 88-vjeçare.

Djali i tij, Jim Moret, tha se megjithë vështirësitë me të cilat përballej me shëndetin, babai i tij arriti në momentet e fundit të shprehte dashurinë e tij të thellë për familjen e tij dhe e përshkroi atë si “një njeri të mirë, shumë të talentuar dhe përgjithmonë të ri”.

I lindur më 8 qershor 1936 në Philadelphia, Pennsylvania, Darren filloi karrierën e tij të aktrimit në moshë të re dhe shpejt fitoi një reputacion si një nga “idhujt e adoleshencës” të epokës së tij.

Ai u bë më i njohur për rolin e tij në filmin Gidget (1959) dhe vazhdimet e tij, ku luajti rolin e Moondoggie. Suksesi i këtyre filmave e ngriti në ‘qiell’ popullaritetin e tij dhe e pozicionoi atë si një nga aktorët e rinj më të dashur. Më vonë ai kaloi me sukses në televizion, duke luajtur në seriale si TJ Hooker dhe Star Trek: Deep Space Nine.

Advertisement

Darren ndoqi gjithashtu një karrierë si këngëtar, duke nxjerrë disa këngë dhe albume të suksesshme. Një nga këngët e tij më të njohura është Goodbye Cruel Ëorld, e cila u bë një hit i madh në fillim të viteve 1960./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy