
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme këngëtari i njohur Gjergj Suljoti. Artisti ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare.
Lajmin e ka bërë te ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë.
“Ndahet nga jeta artisti ynë Gjergji Sujoti! Këngëtari i dhjetra roleve në Teatrin e Opera dhe Baletit.
Këngëtari i Korit Lirat, dhe ansamblit “Skenderbeu” i serenatave Korçare ! Të prehesh në paqe artisti ynë i mirënjohur dhe miku i të gjithëve”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv
Advertisement