Zhuliana Jorganxhi, një prej tekstshkrueseve më të njohura të muzikës së lehtë shqiptare, por jo vetëm u nderua nga këshilli i bashkisë Korçë me titullin “Qytetare Nderi” për kontributin e çmuar në kulturën kombëtare.
Poetja Jorganxhi tregon se ka qenë muzika që e çoi tek poezia. Ajo ndihet mirënjohëse ndaj publikut, për suksesin e arritur në karrierën e saj.
Ky vlerësim ridimensionon jo vetëm figurën e artistes Jorganxhi e të familjes së saj, por edhe qytetin e Korçës. Për kolegët që kanë bashkëpunuar prej vitesh me Zhulianën, ajo mbetet mbretëresha e poezisë shqiptare.
Zhuliana Jorganxhi lindi në qytetin e Korçës në vitin 1946, në një familje me tradita muzikore. Ajo është autore e qindra teksteve në festivalet e këngës në te gjithë vendin, si dhe fituese e gjashtë çmimeve të para.
Zhuliana është një nga katër fëmijët e këngëtarit veteran “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi.