Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Liljana Cingut, e cilësuar si “mbretëresha” e valles shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se  Cingu lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.

“Lamtumirë. Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe”, shkruan Rama në Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Liljana Cingu ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar miku i saj valltari Genc Kastrati, i cili përmes një postimi në rrjetin social  ka shprehur dhimbje për humbjen e koleges së tij, teksa shton se performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit. /vizionplus.tv