
Ambasada amerikane në Tiranë, në nder të gjeniut të letërsisë, Ismail Kadaresë, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, ka vendosur t’a kujtojë në një mënyrë mjaft të veçantë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada iu ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa nga veprat më të njohura të shkrimtarit të madh.
“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës.
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)
Në postimin e ambasadës amerikanë janë edhe përshtypjet e diplomatëve për librat e Kadaresë./vizionplus.tv