Plot emocione u mbyll edhe nata e tretë e spektaklit “Gjeniu i Madh”, mbrëmjen e së enjtes në ekranin e Vizion Plus.
Gjashtë konkurrentët e fundit të këtij edicioni u prezantuan përpara publikut dhe jurisë.
Nën ethet e skenës talentet e gjeniut interpretuan disa prej këngëve më të njohura shqiptare e jo vetëm.
Ndonëse me profesione të ndryshme kjo nuk i pengoi konkurrentët të ndjekin ëndrrën e tyre për muzikën.
Advertisement
Nata e tretë solli dhe prezantimin e plotë të 16 pjesëmarrësve të “Gjeniut”.
Por gara e vërtetë nis nga kjo javë, ku konkurrentëve do t’ju duhet të sfidojnë njëri tjetrin përpara jurisë për të prekur finalen e madhe.