Eli Fara, një tjetër artiste shumë e dashur për publikun ju bashkua skenës së “Këngë Moj” duke sjellë një atmosferë magjike nën tingujt e muzikës më të bukur popullore të të gjitha trevave shqiptare.
Këngëtarja, e cila ka një karrierë të gjatë në skenë, solli edhe një herë pranë publikut emocionet e çdo kënge, që nga nisja e rrugëtimit të saj artistik.
Po sigurisht fokusin kryesor e mbajti tek këngët e jugut e veçanërisht ato korçare.
ELI FARA
KËNGËTARE
Advertisement
“Jam shumë e lumtur që ndodhem në këtë format kaq interesant. me thënë të drejtën kam emocione sepse janë bashkëpunime me disa nga miqtë e mi këngëtarë që më herët nuk kam pasur bashkëpunime. të gjitha trevat shqiptare do te preken nga unë por mbi të gjitha këngët e jugut dhe ato të repertorit tim.”
Siç është kthyer tashmë në një traditë për spektaklin “Këngë moj” edhe Eli Farës iu bashkuan miqtë dhe kolegët e saj, një pjesë e të cilëve i pamë për herë të parë bashkë në skenë.
Surprizë ishte edhe prania e artistes nga Kosova, Albina Kelmendi.
Ndërsa mbrëmja u mbyll nën ritmet e muzikës së Shqipërisë së mesme, ku Tirana dhe Korça u bënë edhe njëherë bashkë nga dy këngëtaret Manjola Nallbani dhe Eli Fara.
Të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin “Këngë moj” dhe natën e Eli Farës do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.