Nata e dueteve ishte mbrëmja që mbylli puntatën e dhjetë të “Gjeniut të Madh”.
Një spektakël plot emocione, por mbi të gjitha një skenë e mbushur me të ftuar special, për secilin prej konkurrentëve të cilët vijojnë garën.
Me muzikë të përzgjedhur, ku natyrisht si çdo mbrëmje nuk mungoi repertori i këngëve shqip, disa prej talenteve të Gjeniut zgjodhën të ndanin skenën me artistet më të njohur.
“Është ikona e muzikës dibrane, Vera Laçi dhe për mua është privilegj të këndoj me të në skenë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Këtë duet unë e prita me shumë kënaqësi, dhe duke qenë me origjinë dibrane për mua ishte vërtet surprizë.”
“Unë sot jam me Gjergji Jorgaqin, është rrokeri i parë shqiptar. Është e vështirë të këndosh me këngëtarë të mëdhenj si Gjergji, i cili ka bërë revolucion në muzikë.”
Të tjerë interpretuan me fëmijët e tyre, një pjesë e të cilëve kanë qënë pjesë e gjeniut të madh dhe që vijnë për ta ruajtur këtë moment si një nga kujtimet më të bukura të rrugëtimit në “Gjeniun e Madh”.
“Është shumë ndryshe dhe mendoj se do jetë një eksperiencë shumë e veçantë që do mbetet në kujtesën tonë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Është përgjegjësi shumë e madhe po ne jemi përpjekur të gjejmë një material që na rri mirë të dyja.
“Gjithmonë skena e gjeniut është madhështore dhe ka një emocion të madh dhe do mbetet një kujtim shumë i bukur.”
Por miqësitë e krijuara brenda spektaklit, pavarësisht garës së fortë, bënë që konkurrentët të zgjidhnin edhe duete me njëri-tjetrin.
“Është pak e vështirë po ne kemi bërë prova pasi kur këndon një femër dhe një mashkull kërkon në shumë impenjim. Por që kemi bërë prova dhe besoj se do shkoj shumë mirë.”
Garës së “Gjeniut të Madh” po i vjen fundi, ndërkohë që gara vijon të enjten e ardhshme në orën 21.00, vetëm në Vizion Plus.