Muzeu Dioqezan, vendi ku “prehen” dëshmitë e lashtësisë së besimit të krishterë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muzeu Dioqezan, vendi ku “prehen” dëshmitë e lashtësisë së besimit të krishterë

Në muzeun Dioqezan “prehen” dëshmi të së shkuarës fetare të besimit të krishter, të cilat i rezistuan dhe ditëve të vështira të komunizmit.

 

Pjerin Mirdita, drejtues i “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” rrëfën në Quo Vadis ‘ngjizjen’ e këtij besimi fetar në Shqipëri, e cila tanimë gjendet e dokumentuar në këtë muze.

 

Advertisement

“Fillesat e besimit të krishter pëmendet që në kohën e Shën Palit – Apostull, sepse ai vetë në dëshmitë e tij tregon në një pasazh se kam shkelur në Iliri, për të arritur më pas në Romë dhe Ungjillizimi mund të thuhet se ka filluar që në atë periudhë dhe ka vijuar në disa etapa të rëndësishme të kohës. Duhet thënë që kanë ndihmuar shumë në ungjillizmin e trojeve shqiptare urdhërat e ndryshëm fetarë”, thotë ai duke shtuar se Françeskanët nuk e braktisën kurrë Shqipërinë. “Ajo çfarë ekspozohet në këtë muze përmbledhet në objekte të ndryshme, dëshmi, fotografi dhe gjurmë të atyrë çfarë ishin kishat e asaj kohe, manastire, piktura”, shton ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy