Brenda këtij viti do të nisë puna për ndërtimin e muzeut “Dritëro Agolli”, në Menkulas, një investim që do të financohet në masën 60% nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe 40% nga Bashkia Devoll. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Qarkut ka miratuar projektvendimin për ndryshimin e emërtimit dhe shtimin e fondit për këtë investim, duke i hapur kështu rrugën nisjes së punimeve.

Kjo godinë pritet të jetë një qendër edukative dhe kulturore, që do të ruajë dhe promovojë vlerat dhe identitetin tonë kombëtar.

Vlera totale e këtij investimi kap shifrën e 31.2 milion lekëve.

Muzeu “Dritëro Agolli” do të jetë një monument i denjë për një nga figurat më të shquara të letrave shqipe, një vend ku historia, kultura dhe traditat do të ndërthuren për të frymëzuar brezat e ardhshëm./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";