Monumentet e kulturës ndonëse mbartin vlera të trashëgimisë dhe kulturës së një populli, në vendin tonë po degradojne dita ditës.
Vetëm kryeqyteti numëron rreth 260 monumente, ku pothuajse pjesa me e madhe e tyre janë vila dhe banesa private te cilat jane lënë në harresë, shembur ose jane demtuar rende.
Objektet e periudhes se regjimit komunist dhe jo vetëm, janë të vendosura afër ndërtesave moderne dhe të urbanizuara, të cilat prej vitesh duket se nuk kanë më kujdesin e institucioneve vendore.
APOLLON BAÇE
ARKEOLOG
Advertisement“Ka një dendësi të monumenteve tek ne që në një km e gjysme kemi një monument, dendësi që vetëm Italia e ka. dhe mund të themi që gjendja e tyre në krahasim me komunizmin, edhe pse është një sistem që unë nuk e dua, në atë kohë gjendja e tyre ishte perfekte. Tërmeti më i madh i monumenteve ka qenë demokracia. ajo i shkatërroi të gjitha.”
Shqetësimin për degradimin e monumenteve e ngrene edhe arkitektët. Sipas tyre të restaurosh një objekt do të thotë jo vetëm ta mirëmbash por të ruash historinë e vendit.
DORIANA MUSAI
ARKITEKTE
“Si arkitekte dhe studiuese e planifikimit urban thërras për një element shumë herë më të rëndësishëm që mungon në vlerësimin e monumenteve që është vlera e memories kolektive. Në momentin që ne konstatojmë një objekt nuk nisemi vetëm nëse ka pasur një ngjarje historike të ndodhur në këtë objekt dhe çfarë përfaqëson si stil arkitektonik. Pra kultura është e mbushur me objektin s’është vetëm vlerë historike dhe arkitektonike. Por situata sot në terren na sjell përpara një realiteti të trishtë.”
Advertisement
Shqipëria ka një listë me monumente dhe objekte kulturore të shpërndara në të gjithë vendin, por fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre po shkatërrohen nga shkaqe të ndryshme qofte natyrore apo edhe nga dora e njeriut.
MONUMENTET DREJT SHKATERRIMIT
SHQIPERIA HUMBET VLERAT E TRASHEGIMISE