“Mjeshtër i Madh”, kush ishte Jorgo Papingji, autor i mbi 4 mijë këngëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mjeshtër i Madh”, kush ishte Jorgo Papingji, autor i mbi 4 mijë këngëve

Është shuar në moshën 82-vjeçare “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji.

Poeti dhe autori i dhjetra këngëve të njohura ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në spital, ku prej disa ditësh ndodhej i shtruar.

Jorgo Papingji lindi në Vlorë, më 10 qershor 1942.

Që në moshë re, ai nisi të merret me poezi dhe shkrime, ku një pjesë e tyre u kompozuan në  festivalet më të rëndësishme qoftë për të rritur dhe fëmijë, duke u bërë kështu një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare

Advertisement

Kontributi i Papingjit është po kaq i madh në debutimin poetik me tekste të këngës popullore.

Ai ka shkruar mbi 4000 këngë.

Jorgo Papingji ka mbaruar studimet e larta për shkenca ekzakte dhe ka qenë një mësues dhe drejtor në disa shkolla të kryeqytetit, por të shkruarit dhe kënga ishin pasioni i tij më i madh./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy