“Mes çarçafëve”, me regji të Kiço Londos është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës me aktoren e njohur Yllka Mujo dhe të talentuarën Ermira Hysaj.
Historia e një mësueseje, që nis një lidhje të fshehtë me babanë e njërit prej nxënësve dhe përballja e saj me gruan e tij mban të mbërthyer publikun gjatë gjithë shfaqjes.
ERMIRA HYSAJ
AKTORE
“Nuk është thjesht nëna e nxënësit tim. Pjesa është shumë e vështirë dhe reale. Mendoj se është aktuale në këtë realitet të çuditshëm që jetojmë. Të dyja janë viktima, nuk ka faj në këtë pjesë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
KIÇO LONDO
REGJISOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Një dramë shumë e thjeshtë, por shumë e thellë. Një tekst që më ka ngacmuar sa e kam lexuar dhe pastaj mori jetë. Ajo që duket brenda nuk është thjeshtë marrëdhënia e burrit me të dashurin e vet, por është një zbulim i krejt asaj që ne themi, është familja, edukimi, vetmia, e ardhmja, shpresa.”
“Mes çarçafëve” do të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të diele në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.