“Marubi” marrëveshje me “Alinarin”/ Muzeu, bashkëpunim me arkivin e njohur të fotografisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Marubi” marrëveshje me “Alinarin”/ Muzeu, bashkëpunim me arkivin e njohur të fotografisë

Në Shkodër u hodhën firmat e një marrëveshje te rendesishme artin shqiptar. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe Arkivi më i vjetër i botës “Alinari” nisen rrugën e një bashkëpunimi dypalësh, që ka në qëndër fotografinë.

 

Frytet e para të kësaj marrëveshje do të shfaqen në pranverën e vitit të ardhshëm me një ekspozitë fotografie nga arkivi “Alinari” në mjediset e muzeut “Marubi”.

 

Advertisement

LUÇJAN BEDENI, DREJTOR I MUZEUT MARUBI

 

“Do të pasohet me ngritjen e një shkolle fotografie që ka në fokus restaurimet, konservimet, digjitalizimin dhe trajtimin e arkivës, ku në fokus është brezi i ri.”

 

Advertisement

GIORGIO VAN STRATEN, PRESIDENT I FONDACIONIT ALINARI

 

Dublim-Kjo marrëveshje shtrihet në disa drejtime pasi po flisnim me drejtorin e Marubit dhe ka shumë elemente të tjera që na interesojnë dhe na bashkojnë. Do të vendosim në marëdhenie midis fotografisë historike dhe brezave të rinj që përdorin shumë fotografinë. Mjafton të marrësh një telefon dhe të shikosh sa fotografi ka, por fakti që fotografia ka qënë një objekt fizik, kjo mendoj së është e bukur të shpjegohet dhe të mesohet. Do të punojmë të mësojmë të rinjtë të njihen me proceset e restaurimit të fotografive, konservimit, pasi ne kemi një shkollë të shkëlqyer në Firence. Edhe këtu ka shumë sektorë që mund ta përvetësojnë.

 

Advertisement

Presidenti i fondacionit Alinari foli edhe mbi rëndësinë që sipas tij paraqet muzeu “Marubi”, gjë që i bindi të nisin këtë bashkëpunim.

 

GIORGIO VAN STRATEN, PRESIDENT I FONDACIONIT ALINARI

 

Advertisement

Mjafton fakti që Marubi solli fotografinë në Shqipëri dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme, ashtu sic Alinari bëri historinë e fotografisë në Itali dhe Europë e më gjërë. Është një takim ky që bëjmë, I fotografëve që sa ishin gjallë se njihnin njeri – tjetrin dhe sot takohen mes tyre përmes veprave që lanë pas. Mund të cilësoj një ngjarje sa historike dhe emocionale.

 

Historia e kësaj firme ka nisur me një refuzim tha drejtori i insitutit Italian të kulturës, duke treguar se rruga për të ardhur në këtë ditë nuk ka qënë e lehtë.

 

Advertisement

ALESSANDRO RUGGERA, DREJTOR INSITUTIT ITALIAN TË KULTURËS

 

” Që pa nisur detyrën, kur mësova se do të jem drejtor i Insitutit Italian të Kulturës, për shkak edhe të njohjeve, doja të sillja një ekspozitë të Alinari në Shqipëri. Mora një jo në fillim, por sot ja kemi arritur dhe arsyet përse janë të shumta, vetë fakti i asaj që përfaqëson Marubi dhe punën që bën drejtori dhe stafi i tij këtu. Sot nuk jemi vec për ekspozitën që do të hapet pranverën e 2024, por për të firmosur një marrëveshje afatgjate dhe me fryte për vitet në vazhdim mes Marubit dhe Alinarit.”

 

Advertisement

Arkivi Alinari është njëri prej koleksioneve fotografike më të mëdhenj e më të vjetër në botë, i përbërë prej më shumë se 5 milion artefaktesh që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët tona, pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore, jo vetëm asaj italiane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy