
“Tokat çeke dhe shqiptare” dhe “Njëqind vjet Marrëdhënie shqiptaro-çekosllovake” të autorëve Dorian Koçi dhe Adrian Brisku janë dy veprat e promovuar në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në Akademinë e Shkencave.
Një punë disavjeçare finalizohet në botimin “Tokat çeke dhe shqiptare”, duke sjellë një pjesë të historisë nga shekulli i 15 deri në ditët e sotme, dhe nxjerr në pah të ngjashmëritë dhe marrëdhëniet kulturore e diplomatike përmes shekujve.
DORIAN KOÇI – AUTOR
“Titulli i librit reflekton fillimet e marrëdhënieve qoftë dhe nga ana semantike: Tokat e cekeve- Dheu i arbrit dhe trajton dy trajektore historike ku dy vendet kanë qënë pjesë e valëve të ndryshimeve historike kulturore që kanë ndërthyer vendet.”
Të dhëna dhe detaje të papublikuara më parë vijnë në këtë vepër.
DORIAN KOÇI – AUTOR
“Një gjë e rëndësishme është kontaktet e para me epokën e Skënderbeut ku një pjesë e trupave boheme ishin nën udhëheqjen e tij, po kështu një pjesë e rëndësishme është publikimi nga albanologu cek i cili thirrjen “O moj Shqypni të Pashko Vasës e ktheu nga gjuha gjermane në gjuhen çeke.”
Advertisement
Libri së shpejti do të shohë dritën e botimit edhe në gjuhën çeke.