Margarita Xhepa: Në filmin “Dimri i Fundit” nuk doja të shkoja, më bindi bashkëshorti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Margarita Xhepa: Në filmin “Dimri i Fundit” nuk doja të shkoja, më bindi bashkëshorti

Aktorja Margarita Xhepa rrëfeu në emsionin “Living Room” se nuk dëshironte të bëhej pjesë e filimit “Dimri i Fundit”. Ajo tregon se shkak ishin angazhimet familjare dhe një rol i tillë kërkonte shumë impenjim.

Megjithatë, ishte bashkëshorti i aktores që i kërkoi të pranonte rolin, pasi kishte kuptuar se kjo ishte ajo që artistja dëshironte.

“Në filmin “Dimri i Fundit” nuk doja të shkoja, dy muaj në dëborë atje dhe djemtë i kisha të vegjël. Por roli më pëlqeu, kishte pak fjalë, por shumë veprime, si rol më pëlqeu me thënë të drejtën. Bashkëshorti im, prej tij e kam dhuratë këtë rol, do shkosh më tha mua, jo i thashë janë fëmijët e vëgjël. Ai më tha do shkosh sepse e vura re që të pëlqeu roli edhe shkova. Atë të ftohtë, atë dëborë me ato gratë e Dardhës që na rrethuan me atë dashurinë, ngrohtësinë e tyre, punuam dhe doli një film shumë interesant. Vështirësi kishte, ftohtë ishte, por ia dolëm. Ishte koha e ftohtë, xhirimet zgjatën dy muaj”, tha ajo./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy