Maratona “Këngë Moj” ka ngritur siparin e edicionit 2022 mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës.
“Promotor”, në bashkëpunim me televizionin kombëtar Vizion Plus, për të dytin vit radhazi kanë risjellë emocionet e muzikës së tabanit për publikun e gjerë.
Këngë moderne, hite të sezonit dhe ritmet e këngëve të njohura popullore, ishin atmosfera e kësaj nate muzike, organizuar nga Bashkia e qytetit, nën kujdesin e kryebashkiakut Dritan Leli.
Ky event kaq i dashur për të gjithë publikun, u zhvillua në sheshin hyrës të Lungomares.
Artistë të njohur, por edhe këngëtarë të rinj të muzikës popullore e qytetare, si dhe asaj moderne, për më shumë se 2 orë performuan këngët dhe hitet e kësaj vere, përpara një spektatori që ndoqi në çdo moment ritmin e skenës.
Qytetaret
Advertisement1- Është risi e madhe për qytetin tonë.
2- Kam ardhur nga Greqia, kam nderin ta shoh live. E kam parë dhe në Greqi.
Kemi nevojë për aktivitete të tilla.3- Po kënaqemi shumë.
4-Maratona “Këngë Moj”, solli para qytetareve vlonjate emra të njohur nga gjithë Shqipëria.
Advertisement
IRMA LIBOHOVA – KENGETARE
Është tribuna ku artistët kanë mundësi të sjellin produksionet e reja, siç do bëj e unë sot. Është kënaqësi për të dyja palët.
VASKE CURRI – KENGETAR
AdvertisementFalenderoj Vizion Plus që na jep këtë mundësi që të vijmë para publikut vlonjat. Është kënaqësi që të këndojmë para publikut vlonjat.
VOJSAVA ALIA – KENGETARE
Është bukur. Shumë bukur.
ERA RUSI – KENGETARE
AdvertisementTë rinj, por edhe të moshuar, secili sipas preferencave muzikore, shijuan këngët të mbërthyer para skenës së Maratonës “Këngë Moj”; rrugëtimi televiziv i të cilës nis në datë 31 korrik, ku çdo të mërkurë e të diel në orën 21:00 do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
TITRA:
MARATONA “KENGE MOJ” NE VLORE
ARTISTET NDEZIN ATMOSFEREN NE QYTETIN BREGDETAR