Devolli mirëpriti mbrëmjen e të hënës artistët e maratonës “Këngë Moj” dhe stafin e Vizion Plus.
Për më shumë se dy orë, publiku i qytetit të Bilishtit përjetoi atmosferën e tingujve të muzikës popullore tradicionale dhe asaj të lehtë.
Advertisement
Maratona u organizua nën kujdesin e kryebashkiakut Eduard Duro ne qendër të qytetit, ndërsa publiku nuk rreshti së duartrokituri.
Në skenë u ngjiten për të performuar emrat më të njohur të muzikës.
Advertisement
Maratona “Këngë moj” vijon rrugëtimin në qytete të tjera të vendit.
Advertisement