Stacioni i radhës së maratonës “Këngë Moj” ishte Lushnja.
Organizuar nën kujdesin e Bashkisë së këtij qyteti dhe të kryetares së saj Eriselda Sefa, ky produksion i Vizion Plus, mblodhi sërish qindra qytetarë, por dhe turistë të ardhur me pushime në sheshin kryesor.
Emra më të njohur të muzikës shqiptare, janë ngjitur ne skenën e “Maratonës Këngë Moj” duke dhuruar spektakël dhe emocione.
IRINI QIRIAKO
AdvertisementKëngëtare
“Maratona Këngë Moj është një mrekulli, pasi publiku ka një etje të madhe për folkun shqiptar, për këngën shqiptare. Dhe sigurisht Lushnja është një qytet artdashës dhe ka nxjerr talente të mëdhenj si këngëtarja e madhe Vaçe Zela e shumë artistë..”
Paro
Këngëtare
Advertisement“Është kënaqësi të vish në Lushnje sidomos, nga jugu në veri sepse populli është i gjithi i joni. Është kënaqësi të japësh dhe të marrësh. U kënaqëm shumë pasi Lushnja na mirëpriti.”
Eranda libohova
AdvertisementKëngëtare
“Maratona në Lushnjë është gjithmonë zjarr, aq më shumë që unë kam debulesë për Lushnjen pasi tashmë dihet që është origjina e prindërve të mi.”
Këngët e njohura dhe hitet e reja e shtuan edhe më shumë interesimin i jashtëzakonshëm të qytetarëve që iu bashkuan atmosferës së krijuar. Për publikun organizime të tilla janë të domosdoshme në këto kohë.
“Shumë mirë shumë bukur, këto organizimet që bëni janë shumë të bukura. Sidomos për ne që kemi ardhur me pushime. Unë vij nga Greqia dhe më pëlqen shumë”, tha një qytetar.
“Po kënaqemi shumë. Është një gjë e bukur që po ndodh në qytetin e Lushnjes”, shprehet një tjetër.
“Shumë e këndshme, pavarësisht se jemi me fëmijë dhe nuk mund të lëvizim, është shumë e këndshme dhe këngëtarët janë super”, tha qytetari.
Nën ritmet e muzikës kjo ka qenë tabloja e kësaj nate të veçantë në Lushnje, ku maratona vjen si një spektakël që promovon turizmin dhe si një projekt që gjallëron jetën artistike të çdo qyteti ku shkel.
Ndalesën e radhës, “Maratona Këngë Moj” e ka në 10 gusht në Sarandë, ndërkohë që mbrëmja lushnjare do të transmetohet në ditet ne vazhdim ne ekranin e Vizion Plus.