Si asnjëherë më parë mijëra qytetarë mirëpritën në Lushnje maratonën “Këngë Moj”.
Mbrëmja e të martës bëri bashkë në “Sheshin e Qytetarëve” emrat më në zë të skenës, të cilët interpretuan përreth dy orë muzikën më të mirë popullore dhe qytetare të të gjitha trevave nga veriu në jug.
Ky produksion i “Vizion Plus” u organizua nën kujdesin e bashkisë së Lushnjës dhe kryetares së bashkisë Eriselda Sefa.
Ritmet e njohura dhe hitet e reja e shtuan edhe më shumë interesimin i jashtëzakonshëm të qytetarëve lushnjarë, por edhe turistëve që iu bashkuan atmosferës së krijuar.
Për publikun organizime të tilla janë të domosdoshme në këto kohë për promovimin e turizmit dhe si një projekt që gjallëron jetën artistike të çdo qyteti ku shkel.
Ndalesa e radhës së maratonës “Këngë moj” është qyteti i Librazhdit, në datë 10 gusht.
Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e Maratonës në Lushnje, do të kenë mundësinë ta ndjekin të dielën në mbrëmje në orën 21.00 në ekranin e “Vizion Plus”.