Në radhë për t’u elektrizuar nga tingujt e muzikës që vetëm Maratona “Këngë Moj” di të dhurojë ishte Kolonja.
Nata kolonjare mblodhi në shesh qindra muzikëdashës për të kënduar, kërcyer e dëfryer për dy orë me radhë së bashku me emrat më të mirë të muzikës popullore, por edhe asaj moderne.
Artistët më të njohur falën për publikun një natë magjike, për të marrë mbrapsht ngrohtësinë e tij.
KËNGËTARË
AdvertisementIrma Libohova
Atmosfera si gjtihmonë, e ngrohtë, shumë mirë. Publiku si gjithmonë është njësoj. Është një pasuri, si çdo trevë, edhe Kolonja ka këngët e veta. Unë zgjodha një këngë kolonjare.
Irini Qirjako
AdvertisementShumë e veçantë nata në Kolonjë. Kjo natë fantastike, fantastike. Jam e surprizuar me këtë popull të mrekullueshëm, artdashës. Këngë Moj është në the3melin dhe pasurinë e madhe që ka Kolonja në art dhe në kulturë.
Aurel Thëllimi
Është një nga mbrëmjet më të bukura. Dihet që publiku kolonjar është artdashësh, shpirtmirë, mikpritja ndihet që te duartrokitja dhe buzëqeshja e njerëzve. Ka një adrenalinë të paparë.
Advertisement
Blerina Matraku
Shumë e kënaqur, atmosfera e mrekullueshme. Janë shumë të dashur. Atmosfera duket shumë e bukur, ka rini.
Kujdes i veçantë për këtë organizim festiv, që sjell “Vizion Plus”, u tregua nga ana e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai.
QYTETARË
Advertisement
1-Shkëlqyeshëm nuk e dinim që mund të organizoheshin të tilla evente edhe nga bashkitë. Sheshi është plot.
2-Shumë bukur po shkon. Pjesëmarrja është shumë e madhe.
Advertisement
3-Shumë atmosferë e bukur. Falënderojmë kryetarin e bashkisë për këto evente. Jemi kënaqur. Kemi nevojë për këto evente.
4-Shumë mirë, shumë bukur.
Advertisement
Maratona “Këngë Moj”, një produksion i “Vizion Plus”, ka rezervuar edhe disa ndalesa të tjera gjatë këtyre ditëve të mbetura të verës.
Ndërsa nata kolonjare do të shijohet vetëm në ekranin e “Vizion Plus”, për këdo që nuk e ndoqi dot nga afër.