“Lin Festival” buzë liqenit; veç muzikë, vizitorë dhe turistë ndoqën panairin e produkteve artizanale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lin Festival” buzë liqenit; veç muzikë, vizitorë dhe turistë ndoqën panairin e produkteve artizanale

Dy mbrëmje krejtësisht ndryshe për banorët dhe turistët në fshatin Lin të Pogradecit. (efekte)

“Lin festival” me muzikë shqiptare dhe arbëreshe erdhi si një format risi dhe u zhvillua në bazilikën paleokristiane të fshatit turistik.

 

ALTIN TILA

Advertisement

MUZIKANT

 

“Synojmë që ta bëjmë një ritual, të sjellim dhe artistë që interpretojnë muzikën jazz, muzikën tonë të bukur ta stilizojmë nën ritme më moderne”

 

Advertisement

ERITAN KAMOLLI

DREJTOR, QENDRA KULTURORE “LASGUSH PORADECI”

 

“Është një vend shumë tërheqës, shumë i bukur, jo shumë i vizituar dhe synimi është që të rritet interesi i njerëzve dhe të promovohet zona.”

Advertisement

 

Sakaq, në Lin turistët kanë mundësi të shijojnë trashëgiminë unike kulturore, punimet artizanale si dhe prodhimet e gatimet vendase.

 

1- “Ka turistë shqiptarë dhe të huaj, pjesa më e madhe e të huajve janë gjermanë dhe francezë por gjithashtu ka italianë, çekë, ndërsa holandezët vijnë me guidë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.”

Advertisement

2- “Kemi punime me lule të thara, me rezinë, motive shqiptare kryesisht, lulet janë në qendër të vëmendjes.”

3- “Ne jemi nga Gjakova dhe vijmë me punime artizanale, ka goxha interes. ”

 

Në këtë panair produktesh morën pjesë edhe artizanë nga Pogradeci, Tirana si dhe Kosova.

Advertisement

 

Fshati Lin tashmë është mjaft i njohur edhe ndërkombëtarisht pas zbulimit të vendbanimit 8 mijë vjeçar nga arkeologët shqiptarë dhe ata zviceranë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy