Lidhja mes këngës dhe gjuhës po bëhet gjithnjë e më e fortë në një kohë kur zhvillimi teknologjik është i pranishëm. Këtë lidhje ndër shekuj e ka shpjeguar dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj në librin e tij studimor “Kënga si mjet i ruajtjes së gjuhës”. Vepra e cila ka pak kohë që ka parë dritën e botimit vjen si një analizë e plotë dhe ndërlidhëse mes këngëve që nga lahuta te eposi e deri tek këngët bashkëkohore.
GJOVALIN SHKURTAJ
AdvertisementAUTOR
“Ideja ime ka qenë që eposi i kreshnikëve këngët popullore në përgjithësi që nga nina nana deri sa vijmë te këngët e muzikës së bukur bashkëkohore të gjitha janë ushqim për shpirtin . Çdo gjë që është kënduar nga shqiptarët ka qenë njëherazi edhe gjuhë shqipe. Aq më pak kur dihet që ne kemi pasur popull dhe gjuhë por nuk kemi pasur shtet. Ideja që ta mbrojmë gjuhën ka ardhur nëpërmjet kësaj, të këndojmë shqip.”
Teksa gjuhën shqipe e sheh si të rrezikuar nga tekstet e këngëve që futen në treg studiuesi ka dhe një këshillë për të gjithë tekstshkruesit.
GJOVALIN SHKURTAJ
AdvertisementAUTOR
“Kam bërë një vërejtje pozitive, do dëshiroja që këto këngë para si te këndojnë, para se ti publikojnë të shihen dhe të redaktohen nga ana e gjuhësh shqipe. Të mënjanohet ndonjë fjalë që nuk tingëllon mirë, ndonjë metaforë që nuk është përpunuar mirë, në mënyrë që kënga në veshin e dëgjuesit të vij ashtu siç duhet.”
“Kënga si mjet i ruajtjes së gjuhës në shekuj” do të shërbejë dhe si vepër studimore për të gjithë studentët dhe jo vetëm.