Stacioni i radhës së maratonës “Këngë Moj” ishte Librazhdi. Për më shumë se dy orë, publiku i këtij qyteti përjetoi atmosferën e tingujve të muzikës më të mirë popullore.
Emra më të njohur të muzikës shqiptare, u ngjitën në skenën e “Maratonës Këngë Moj” duke dhuruar spektakël dhe emocione.
Ky produksion i “Vizion Plus” u organizua nën kujdesin e bashkisë së këtij qyteti dhe kryetarit, Maringlen Disha.
Këngët e njohura dhe hitet e reja e shtuan edhe më shumë interesimin e mijërave qytetarëve që iu bashkuan atmosferës së krijuar.
Për publikun organizime të tilla janë të domosdoshme në këto kohë, por edhe të munguar në këtë qytet të vogël.
Ndalesa e radhës së maratonës “Këngë moj” është Erseka. Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e Maratonës në Librazhd, do të kenë mundësinë ta ndjekin çdo të martë e të diel ora 21:00 në Vizion Plus.