Në Athinën e pandemisë, polici Haritos duhet të shpjegojë një sërë vetëvrasjesh dhe vrasjesh mjekësh e njëkohësisht të përballojë pasojat e rrethanave te pjesëtarët e familjes së vet. Ky është romani policor “Lëvizja e vetëvrasjes” i autorit grek Petros Markaris që vjen për të gjithë lexuesit shqiptarë i përkthyer nga Kristo Pulla. Përmes hapave metodikë,autori ia del  të bëjë bashkë fakte e prova, duke shkuar me sukses në një përfundim të paparashikuar dhe me përjetime të forta emocionale.

“Së pari ndihem shumë i lumtur që libri u përkthye edhe në shqip. Uroj që ky roman të pëlqehet nga lexuesit dhe të zgjojë po ashtu interes për romanin tim pasardhës.  Atë që unë synoj kur shkruaj një libër është që ta sfidoj lexuesin. Të gjej veten në shkrimet  e mia si dhe të bëjë një paralelizëm mes përvojës së tij jetësore dhe librit që ka në dorë. Konkluzionet i takojnë lexuesit dhe nuk ja jap unë si shkrimtar të gatshme.” 

“Lëvizja e vetëvrasjes” është i bazuar në histori të vërteta, ndaj ky roman vjen si një sfidë edhe për vetë përkthyesin.

Prezantimi i romanit “Lëvizja e vetëvrasjes” u bë mbrëmjen e së enjtes për të gjithë publikun, në prani edhe të shumë personaliteteve letrare./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";