Nga tempulli i tij i frymëzimit aty ku kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës, në Universitetin e Arteve, është përcjellë për në banesën e fundit piktori i ngjyrave Ali Oseku. Familjarë, miq e të afërm i dhanë lamtumirën artistit 80-vjeçar që nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Ngjyrat ishin ato që e çuan piktorin rebel të vuante në burgun e Spaçit gjatë regjimit komunist. E bija Ajsel Oseku kujton të atin, pengjet e tij e mbi të gjitha peripecitë e jetës së kaluar mes dy sistemeve.

“Ka pasur shumë momente po unë do mbaj një moment të veçantë, që kur ka vdekur mami prej një viti kërkonte gjithmonë të flinim bashkë. ishin ngjyrat ato që e penalizuan sepse kishte ngjyra shumë të forta deh mënyra e trasgresionit që ka patur gjatë gjithë periudhës së tij”, u shpreh e bija e Osekut.

Ndonëse për miqtë largimi i piktorit është humbje për artin shqiptar, Ali Oseku do të mbetet mjeshtër i pazëvendësueshëm i ngjyrave dhe formave dhe i një pune plot pasion dhe talenti të jashtëzakonshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Aliu ishte një personazh shumë i realizuar, një prej ikonave të artit shqiptar që të gjithë ja njohin kontributin”, tha piktori Petraq Papa.

“Ishte një njeri i jashtëzakonshëm me të kaluarën e tij me gjithçka që ka marrë dhe ka dhënë në këtë shoqëri”, u shpreh Ilir Butka, kineast.

Fjalët e mira pas vdekjes nuk janë një klishe e zakonshme për Ali Osekun, pasi kolegët e vlerësojnë jo vetëm për artistin por dhe njeriun që ishte.

“Aliu na mësoi vetëm gjëra të bukura, na mësoi ç’është dashuria për njeriun, artin, familje”, u shpreh Najada Hamza, piktore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më ka bërë shumë përshtypje që dhe në momentet më të vështira nuk e ka tradhtuar kurrë vetën e vet deh shoqërinë e vet”, tha piktori Gazment Leka.

Piktori nga Gjakova Ali Oseku u nda nga jeta mbrëmjen e së martës në banesën e tij në Tiranë, duke i lënë artdashësve një thesar të çmuar veprash arti, nën autorësinë e tij./vizionplus.tv/