Në teatrin “Migjeni” të Shkodrës u zhvilluan homazhe në nderim të mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda, i ndarë nga jeta të premten.
Kolege, miq, familjare dhe qytetarë të Shkodrës i dhanë lamtumiren e fundit aktorit 73-vjeçar, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Advertisement
Mes lotësh kolegët kujtuan ikonën e humorit.
Në hollin e teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, ishin edhe drejtues të pushtetit vendorë sikurse kryebashkiaku Benet Beci, por edhe qytetarë të tjerë.
Advertisement
Zef Deda ka lënë gjurmë në skenën shqiptare përmes dhjetëra roleve që ai interpretoi në karrierën e tij të gjatë.