“La Boheme” në skenën e TKOB, kryevepra e Puçinit rikthen baritonin Klodjan Kaçani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“La Boheme” në skenën e TKOB, kryevepra e Puçinit rikthen baritonin Klodjan Kaçani

Parisi i shekullit të XIX, do të zhvendoset në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit përmes shfaqjes “La boheme”.

Kryevepra e Giacomo Puccini rikthehet në skenë nga solistët kori dhe orkestra e operës duke jetësuar historinë e dashurisë së katër të rinjve, të cilëve u duhet të përballen me kalimin nga adoleshenca drejt pjekurisë, por edhe me dhimbjen e madhe, që lë pas një sëmundje, si tuberkulozi.

“Të gjithë komponentët janë mbledhur bashkë në këtë shfaqje që rikthehet pas në kohë dhe ka një qasje sa klasike aq edhe të kohës, duke i përzier të dyja bëhet një mrekulli. Plus është një shfaqje me të gjithë përbërësit tanë”, tha sopranoja Eva Golemi.

Një histori bohemiane që duket se ka bërë njësh personazhet me artistët, të cilët gjatë gjithë kohës i shoqëron entuziazmi dhe liria e rinisë për t’i rezistuar çdo sprove që sjell jeta.

Advertisement

“Në fund të ditës të gjithë personazhet janë karaktere me një shpirt të madh të cilët jetojnë me disa ide të tyre pa bërë kompromise”, tha Artur Vera, bariton.

Opera “La Bohem” rikthen pranë publikut edhe tenorin me famë ndërkombëtare Klodjan Kaçanin.

“Për mua është një sfidë pasi e debutoj këtë rol këtu në teatër. Përgjegjësia është shumë e madhe kur je në vendin tënd. Një rol mund ta interpretosh në forma shumë të ndryshme por bohemianin gjithmonë ne si artistë marrim udhëzimet e regjisorit për veprën, dhe kemi për detyrë ta interpretojmë pastaj”, tha tenori Klodjan Kaçani.

Për të gjithë artdashësit e artit lirik e veçanërisht atyre të Pucinit, “La Boheme” do të ngjitet në skenën e teatrit të operës dhe baletit për disa ditë duke nisur nga 11 prill.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy