Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Jorgo Papingji. Kërkesa u bë nga deputetja Mimi Kodheli.
Edhe kreu i qeveris, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit dhe tekstshkruesit të njohur.
“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, shkruan kreu i qeverisë.
Advertisement