Kur puthet me aktorët në skenë, si reagojnë fëmijët? Neritan Liçaj pergjigjet në Quo Vadis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur puthet me aktorët në skenë, si reagojnë fëmijët? Neritan Liçaj pergjigjet në Quo Vadis

Aktori Neritan Liçaj ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin Quo Vadis, përballë moderatores Pranvera Borakaj, ku ka folur për jetën personale, atë skenike por edhe përjetime të ndryshme nga fëmijëria.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se si reagojnë fëmijët e tij kur puthet me aktore në skenë, ai tha:

“Nuk e kanë problem se janë mësuar. Me Oltën puthem përditë. Brezi i ri ka mendësi ndryshe nga ne. Fëmijët tanë pranojnë më shpejt se ne dikur. Ne kishim tabu, për shkak të regjimit dhe mendësisë patriakale. Brezi i ri pranon më kollaj dhe di të jetë më pranues sesa ne dikur”.

Aktori Neritan Liçaj, teksa kujton me mall fëmijërinë, thotë se dashurinë dhe përkushtimin më të madh e ka ndjerë nga nëna e tij, teksa shton se nga babai ka marrë natyrën bashkëpunuese me fëmijët.

Advertisement

Mami ofronte dashuri në mënyrën e vet labe. Ishte shumë e lidhur me familjen, Për atë bashkëshorti ishte bashkëshort dhe fëmijët ishin fëmijë, që duhet të ishin të larë, të ndërruar dhe të ngrënë. Mami ishte më imponuese, ndërsa babi ishte më bashkëpunues. Këtë e kam marrë edhe unë nga babi”, tha Liçaj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy