Koncerti me këngë korçare, “Kur më shkon sokakut”, bëri bashkë artistë të njohur të këtij qyteti në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”.
Këngë shumë të dashura për publikun u risollën duke u orkestruar e kuruar nga kompozitori Josif Minga.
“Serenata dhe këngët qytetare Korçare ja kane dalë të qëndrojnë në skenë dhe jo vetëm por këto këngë kërkojnë interpretimin e këngëtarëve profesionistë”, tha Minga.
E veçanta e këtij koncerti ishin dy këngët e kënduara nga këngëtari gjakovar Artan Bakija.
“Nëse ju humbasin partiturat e këngëve korçare, ajdeni se i gjeni në Gjakovë”, tha Bakija.
Këngëtarët korçarë Bledi Polena, Olsa Pema dhe Stelio Tollkuçi si dhe kori i përbërë me këngëtarë të rinj e të vjetër po ashtu dhuruan emocione, duke interpretuar të tjera këngë të njohura.