TEA SADIKU
GAZETARE- VIZION PLUS
Godina historike e Teatrit të Kukullave, e njohur ndryshe si ish-parlamenti i parë shqiptar, pas 72 vitesh po mbyll dyert për t’iu nënshtruar restaurimit, sipas urdhërit të ministrisë së Kulturës.
Advertisement
Kukullat, gardëroba dhe pajisjet e fundit të mbetura në shtëpinë e vogëlushëve, janë duke u transportuar në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në ish-Kinostudio.
NELSON MULLA
Advertisement
PERGJEGJES ARTISTIK
“Këto do të çohen te qendra jonë kombëtare për fëmijë në ish kinostudio. Aty do të jetë arkiva e teatrit, kukullat dhe të gjitha rekruizitat, do jenë në ruajtje dhe do lëvizin sipas shfaqjeve që ne do të kemi.”
Advertisement
Së bashku me materialet do të zhvendosen edhe aktivitetet artistike, të cilat do të vijojnë përgjatë javës në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në fundjavë fëmijët e Tiranës do t’i ndjekin shfaqjet në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik.
NELSON MULLA
AdvertisementPERGJEGJES ARTISTIK
“Nga data 16 prill ne do të vazhdojmë shfaqjet ënm liceun artistik jordan misja, cdo të shtunë dhe të dielë në orën 10:30 dhe 11:30 ndërsa gjatë javës do të lëvizim nëpër shkollat dhe kopshtet e kryeqytetit dhe nëpër rrethe duke bërë turin që ne e bënim gjithmonë në verë.”
Sipas Nelson Mullës, pas rikonstruktimin edhe krijimit të një skene moderne, fëmijët do të kthehen sërish në godinën aktuale.
NELSON MULLA
PERGJEGJES ARTISTIK
Advertisement
“Do jenë këtu në këtë godinë, me një godimë më moderne pa e ndryshuar strukturën e saj. Por do kemi një skenë me të gjitha kushtet dhe komponentët për ta bërë sa më të rezlizueshme shfaqjen.”
Ndërtesa aktuale e Teatrit për Fëmijë, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë, ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944, ndaj për vlerat historike që mbart pas rindërtimit do të kthehet në një muze.