Kujtohet regjisori Endri Keko, i biri boton ditarin dhe plotëson amanetin e të atit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujtohet regjisori Endri Keko, i biri boton ditarin dhe plotëson amanetin e të atit

Ditari i një prej kineastëve më të njohur shqiptar, Endi Kekos është botuar për herë të parë nga i biri Ilir Keko. Copëza kujtimesh, jo vetëm të rrugëtimit të tij artistik, por dhe përmbledhje të jetës personale, kanë parë dritën e botimin, si një formë amaneti e “Artistit i popullit”.

 “Është shumë e vështirë të zgjedhësh apo të përmbledhësh mes qindra mijëra faqeve shënimesh nga 50 vite jetë. Jam munduar të zgjedh pikat kulmore të jetës së tij private dhe familjare fillon në vitin 1950 kur iku për studime në ish bashkimin sovjetik dhe përfundon në vitin 1970 kur u tërhoq nga rrugëtimi artistik për shkak të moshës”, tha djali i Endri Kekos, Ilir Keko.

Endri Keko ka hyrë në histori si një prej themeluesve të kinematografisë shqiptare, ndërsa rrugëtimin e tij artistik kolegët e tij e kujtojnë kështu.

“Unë kam pasur privilegjin të bashkëpunoj në filmin e parë me Endri Kekon. sapo isha kthyer nga studimet e Pragës e na takoi rastësia në Kinostudio”, deklaroi regjisori Piro Milkani.

Advertisement

 “Krijimtaria në ekranin shqiptar në atë kohë kishte në çdo fillim filmi kronik ose dokumentar, sepse s’kishte televizion. kështu që donit sdonit ju do shkonit në kinema e do takonit Endri Kekon. Për mendimin tim Endri Keko nuk ishte regjisor ishte historian i Shqipërisë në lëvizje”, u shpreh aktori Mevlan Shanaj.

Regjisori Endri Keko është ndarë nga jeta në 1989 ndërsa edhe sot kontributi i tij i jashtëzakonshëm shërben për shumë regjisorë të rinj.  Ai prodhoi dhe drejtoi një gamë të gjerë të filmave, duke përfshirë dokumentarë, kronika, kinozhurnale dhe filma artistikë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy