Rrugëtimi i krijuesve që kanë qenë pjesë e “Fondit të Teatrit për të Rinj” ka mbërritur në fazën përfundimtare.Regjisorë, skenografë, kostumografë dhe një kast i gjerë aktorësh nën moshën 35 vjeç kanë ngjitur në skenat e kryeqytetit dhe rretheve 14 premierat e tyre.
Interpretimi para një publiku, i cili nuk i njeh, i vë artistët e rinj përballë sfidës dhe përgjegjësisë.
ALEKSANDER MITROLLARI
AKTOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Sigurisht që është shumë sfiduese, vetëm për faktin se publiku nuk të njeh dhe ka një lloj skepticizmi, por është shumë bukur të punosh vetëm me të rinj. Unë kam punuar më përpara dhe me emra të mëdhenj të skenës dhe është si një shkollë më vete të punosh me ta mirëpo ky festival shërben që ne të shpërfaqemi pak më shumë. Pra kemi shansin që ne të kemi role kryesore, protagonistë.”
Secila prej shfaqjeve ka pasur në dispozicion një buxhet, që sipas regjisorëve të rinj është i pamjaftueshëm dhe ndikon në cilësinë skenike.
SARA SMAJA
REGJISORE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Në cilësi sigurish që ndikon, që të kesh të gjitha elementet të bësh një skenografi të denjë, kostumet t’i bësh nga e para d.m.th ka shumë elementë teatri, pavarësisht se ne u munduam që cilësinë nga ana intepretative ta kemi shumë të mirë. Por në fund të fundit publiku do rezultatin dhe nuk do t’ja dijë sa buxhet kemi pasur.”
Për drejtoren artistike të teatrit eksperimental kjo nisme shërben si një trampolinë e trupës së re teatrale për të qenë pjesë e së ardhmes në skenë.
ADA RUÇI
DREJTORE ARTISTIKE E TEATRIT EKSPERIMENTAL
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse kjo nisëm u ndërmor, jo vetëm që t’i japim të rinjve mundësinë për të sjellë në skenë idenë dhe dëshirat e tyre por dhe për t’i sjellë pranë publikut këta të rinj. Vëmendja te tregu shqiptar duhet të jetë ashtu sic ne marrim dhe përzgjedhim regjisorët dhe aktorët duhet të jetë dhe për dramaturgët . Ndaj kjo nismë synon që në vitet e tjera të ketë prurje edhe me dramaturgë të rinj të cilët do shkruajnë.”
Festivali teatror “Hapat” po mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli dhe do të vijojë deri më datë 13 dhjetor ku do të ndahen edhe katër çmimet për shfaqjet më të mira.