Komedia e Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë” me regji të Dimitris Milonaska çelur mbrëmjen e parë të festivalit ndërkombëtar të komedisë “Koko Fest” në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
Pjesë e skenës edhe në këtë edicion u bënë jo vetëm aktorët e rinj, por dhe ikonat e teatrit dhe filmit shqiptar.
EVA ALIKAJ
AKTORE
Advertisement“Mungojnë komeditë e mirëfillta shqiptare. Kishte aktorë shumë më të mirë. Kjo është e vërtet. Kjo nuk do të thotë se nuk ka aktorë të mirë tani, por mungojnë shumë faktorë, mungon regjia, mungojnë veprat e mira. Ka ndryshuar gjithçka. Ne punonim me pasion dhe pa para, ndërsa tani jo. Pa dashur dhe ti paragjykoj.”
TIMO FLLOKO
AKTOR
Advertisement
“Është e vështirë por talentet e bëjnë të lehtë. Dhe kur ke një publik që është artdashës është më e lehtë dhe për aktorët. Detyra është e vështirë, arti është i vështirë. Mesa duket organizatorët kanë bërë një punë të mirë. Me të ftuar dhe grupe interesante të teatrit në vend.”
Ndërsa për drejtoren e qendrës së artit dhe kulturës Zamira Kita organizimi ndër vite ka qenë sfidë.
ZAMIRA KITA
DREJTORESHE E QENDRËS SË ARTIT DHE KULTURËS
Advertisement“Nuk është aspak e lehtë. E para duhen gjetur trupat e mira, komeditë që qarkullojnë në treg gjatë vitit. E dyta duhen ftuar të gjithë artistët. Është e vështirë financiarisht të gjesh fondet e duhura për ta realizuar. Por unë besoj që ja dolëm dhe e kemi nisur mbarë.
Prej 10 vitesh tashmë “Koko Fest” bën pjesë të programit trupat e teatrove të Tiranës, Korçës, Durrësit, Gjakovës, Prizrenit dhe Shkupit. Festivali do të shtrihet përgjatë gjithë javës deri në datën 9 shtator, ku çdo mbrëmje do të ngjiten në skenë trupa dhe shfaqje të komedisë mbarëshqiptare.