Copëza kujtimesh nga fëmijëria, oborri i shtëpisë, lojërat dhe detaje që të kthejnë pas në kohë, kjo është tabloja që sjell piktori Anteo Gremi në ekspozitën e tij. “Kopshti i meditimeve” sjell natyrën e zonës së Divjakës, një vend ku artisti e jetoi, duke treguar kopshtin e tij idilik që ekziston brenda kujtimeve të vegjëlisë.
ANTEO GREMI
PIKTOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Frymëzimi i ekspozitës është marrë nga kopshtet e mia, nga peizazhi i divjakës dhe është gje e bukur t’i kthehesh fëmijërisë. Dalja jashtë materiales, dmth kjo ka botën shpirtërore, ëndrrën sepse çdo njeri duhet patjetër të ndalojë e të rri me vete. Prandaj dhe emërtimi kopshti i meditimit është në kuptimin filozofik.”
Peizazhi i Gremit kompozohet si një hartë e pavetëdijes, e cila zbërthehet në një perspektivë që shpesh shihet me mospërfillje. Hapësira ekspozuese e veprave është një shprehje vizuale, midis qasjeve të dritës, ngjyrave dhe formave kompozicionale.
PIKTOR
“unë duke qenë se jam rritur në një vend me shumë diell, me shumë dritë, si p.sh. peizazhet e grurit, ngjyrën e kam pjesë natyrale. Ndaj dua të shpreh fuqinë që ngjyra jep jetën. Ngjyrat i përdor të gjitha por në këtë cikël më tepër kam përdorur të kuqën për të dhënë idenë e verës dhe pranverës.”
Ekspozita e piktorit Anteo Gremi do të qëndrojë e hapur deri në datë 18 qershor në Muzeun Historik Kombëtar.